2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKatari kërcënon me gjobë ose tre vite burg qytetarët që nuk mbajnë...

Katari kërcënon me gjobë ose tre vite burg qytetarët që nuk mbajnë maska

Mbajtja e maskave në Katar do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga dita e diel.

Ministria e Brendshme paralajmëroi se të gjithë ata që nuk e përmbushin këtë detyrë dhe shkelin urdhrin do të ndëshkohen me gjobë 200 mijë rialë (55 mijë dollarë).

Po ashtu, Ministria njoftoi se të gjithë ata që dalin nga banesat e tyre pa maskë mund të dënohen edhe me tre vjet burgim.

Katari, me një popullsi 2. 75 milionë banorë regjistron në total më shumë se 28 mijë të infektuar dhe 14 vdekje.

Ekspertët argumentojnë se numri i ulët I viktimave lidhet me popullatën e re.

Baret, restorantet, kinematë dhe xhamitë vijojnë të qëndrojnë të mbyllura në mënyrë që të izolohet përhapja e koronavirusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments