3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMurat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon gjithë shqiptarëve

Murat Jashari refuzon postin e presidentit: Familja Jashari i takon gjithë shqiptarëve

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nëse një emër nga familja e heroit kombëtar Adem Jashari do të propozohej për president të Kosovës, kjo do të përbënte një “konsensus automatik” në shoqëri.

Megjithatë, një kandidaturë nga familja Jashari nuk pritet të ndodhë.Murat Jashari, në një prononcim për VOXKosova, ka refuzuar mundësinë për të marrë postin e presidentit.

Ai ka theksuar se familja Jashari “i takon gjithë shqiptarëve” dhe nuk duhet të përfshihet në kalkulime politike të zakonshme.Sipas tij, një përgjegjësi e tillë do të mund të merrej parasysh vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si në rast të ndonjë lufte civile apo situate që kërkon unitet dhe sakrificë kombëtare, por jo në kushte normale politike.

“Runa Zot, naj luftë civile, naj rreziku të madh kombëtar, ku cënohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam unë mos me sakrifiku për këtë vend, ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments