10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMungesë guximi apo ikje nga zënkat? Grubi dhe Osmani nuk i kundërpërgjigjen...

Mungesë guximi apo ikje nga zënkat? Grubi dhe Osmani nuk i kundërpërgjigjen Mexhitit

As zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, e as ministri i jashtëm Bujar Osmani, nuk komentojnë pohimet e nënkryetarit të partisë, Izet Mexhiti, se ata dy nuk mund ta përfaqësojnë elektoratin e BDI-së së Shkupit në Qeveri. Grubi nuk përgjigjet në mesazhe, e Osmani nuk ka koment.

“Nuk kam koment për të. Qeveria, siç kam theksuar paraprakisht, është stabile, funksionale, po vazhdon me punën e vet, është e angazhuar në tejkalimin e sfidave shëndetësore, sfidave integruese për të cilat punojnë në bazë ditore”, u shpreh Osmani.

Në agjendën e qeverisë nuk ka asnjë plan për rikonstruim të kabinetit, përfundon Osmani. Këtë e ka pohuar edhe kryeministri Zoran Zaev, por brenda integristëve ka pakënaqësi për emërimet. Nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti, thotë se kjo nuk është më e mira që mund ta përfaqësojë në mënyrë më dinjitoze BDI-në në ekzekutiv.

“Fatkeqësisht këto po vërtetohen edhe nga veprimet e deritanishme qoftë në menaxhimin e projekteve aty për aty, qoftë me investimet kapitale, qoftë me projektet politike, pra pothuajse janë të pazëshëm, padukshëm, brenda ekzekutivit”, tha Mexhiti për TV21.

Mos unifikimi brenda integristëve mund të dëmtojë të zgjedhjet lokale, shprehet Mexhiti, duke pohuar se kjo mund të shkojë në favor të opozitës. E edhe koalicioni Aleanca-Alternativa pret të njëjtën gjë.

“Në rastin kur ka moskuptime mes tyre, ajo vetëm e lehtëson dhe e thellon fitoren, apo ndryshe është e padiskutueshme fitorja”, u shpreh deputeti Skender Rexhepi.

Dallimet mes integristëve kanë nisur që në fillim të Qeverisë “Zaev 2”. Nënkryetari i BDI-së, Mexhiti nuk pajtohet me emërimin e disa prej bashkëpartiakëve të tij në Qeveri. Tani kur zgjedhjet loakle janl vetëm 5 muaj larg, TV21 mëson nga burime se mund të paraprijë një ndryshim i disa posteve në ekzekutiv. Përflitet për dy emra ministrash që mund të kandidohen për kryetar komunash, dy emërime për ambasadorë ndërsa mund të ndodhë edhe ndërrimi i Ministrisë së Financave me të cilën për momentin drejton kuadër i BDI-së./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments