2.2 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiMungesa e punëtorëve stinor e ka prekur edhe në këtë vend -...

Mungesa e punëtorëve stinor e ka prekur edhe në këtë vend – 50 mijë punëtorë turizmi do të mungojnë në Itali

Në Itali gjatë Pashkëve dhe pranverës së këtij viti, për shkak të fluksit të shtuar të turistëve vendas dhe të huaj, do të ketë mungesë rreth 50 mijë punëtorësh në fushën e turizmit.

Vitin e kaluar në Itali janë regjistruar 400 milionë netë turistësh vendas dhe të huaj, ndërsa këtë vit prirja e favorshme pritet të vazhdojë pavarësisht mungesës së punëtorëve turistikë, tha ANSA.

Vështirësitë në gjetjen e stafit në Itali viheshin re prej vitesh përpara pandemisë së koronës, por tashmë ato po bëhen më serioze me relaksimin e turizmit, veçanërisht në zonën e Romagna-s, Siçilisë dhe Sardenjës.

Në javët në vijim, përfaqësuesit e shoqatës së punonjësve të turizmit do t’i paraqesin propozimet konkrete rregullatore ministres së Turizmit Daniela Santanka dhe Ministres së Punës Marina Elvira Calderone, raporton agjencia italiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments