14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaKurioziteteMali ikonik Matterhorn do të hiqet nga ballina e paketimit Toblerone

Mali ikonik Matterhorn do të hiqet nga ballina e paketimit Toblerone

Logo-paraqitja grafike e majës së malit Matterhorn së shpejti do të hiqet nga ambalazhi i çokollatës së famshme Toblerone pasi pronari amerikan i kompanisë po zhvendos një pjesë të prodhimit jashtë Zvicrës, raporton Bloomberg.

Për këtë kishte spekulime qysh vitin e kaluar në qershor, kur u njoftua se një pjesë e prodhimit do të transferohej në Sllovaki.

Ky vendim është në përputhje me rregullat strikte zvicerane të etiketimit të produkteve, sipas të cilave çokollata e prodhuar jashtë vendit nuk mund të quhet “zvicerane”.

“Ridizajnimi i paketimit prezanton një logo malore të modernizuar dhe aerodinamike që është në përputhje me estetikën gjeometrike dhe trekëndore,” tha një zëdhënës i Mondelez për Arguer Zeitung.

Gjithashtu, paketimi Toblerone tani do të shkruajë “me bazë në Zvicër” në vend të “Zvicër”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments