5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMungesa e Mexhitit dhe Koxhaxhikut, rrezikon shumicën parlamentare?!

Mungesa e Mexhitit dhe Koxhaxhikut, rrezikon shumicën parlamentare?!

Deputetët e BDI-së Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku nuk hynë në seancë me grupin e tyre parlamentar. Mexhiti la bosh vendin afër liderit, pasi ai dhe kolegia e tij nga kjo parti kishin njoftuar kryetarin e Kuvendit se nuk mund të marrin pjesë në seancë.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, këmbëngul për unitetin e deputetëve që ka nën koordinim. Ai përsëriti qëndrimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi se asnjëri nga deputetët deri tani nuk ka kërkuar të distancohet nga grupi parlamentar ose nga shumica.

“Grupi parlamentar i BDI-së dhe e gjithë BDI-ja qëndrojmë të rreshtuar pas Ali Ahmetit dhe jemi maksimalisht të fokusuar në realizimin e përcaktimeve programore. Nuk ka kurrfarë ndryshimi në statusin e deputetëve të cilët përbëjnë grupin parlamentar të BDI-së. Shumica parlamentare është stabile. Shumica parlamentare sigurisht se është e fokusuar maksimalisht në realizimin e përcaktimeve të saja strategjike siç është anëtarësimi në BE”, deklaroi Arbër Ademi, BDI.

Megjithatë, 2 nga 15 deputetët e BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku, kanë firmosur letrën e pakënaqësisë dërguar kreut të partisë Ahmeti. Kjo riaktualizon dyshimet për qëndrueshmërinë e shumicës parlamentare dhe mundësinë e krijimit të kuorumit dhe miratimit të ligjeve në Kuvend. Mexhiti një ditë më parë tha se nuk e ka në plan të distancohet nga BDI-ja por e la të hapur opsionin për të mos mbështetur symbyllur nismat e pushtetit në Kuvend. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments