3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMTV1 / Në Tetovë po rrënohen ndërtimet pa leje, qytetarët akuzojnë Komunën...

MTV1 / Në Tetovë po rrënohen ndërtimet pa leje, qytetarët akuzojnë Komunën për selektivitet

https://mrt.com.mk/node/80678

Komuna e Tetovës aktualisht është në aksion të rrënimit të disa ndërtimeve pa leje në Popova Shapka që ishin në ndërtim e sipër, në Tetovë janë hequr materialet reklamuese të vendosura ilegalisht. Qytetarët e mirëpritën aksionin, por dyshojnë se do të vazhdojë pa selektivitet.

Nga inspektorati komunal thonë se po rrënojnë objektet që janë në ndërtim e sipër dhe nuk kanë filluar asnjë procedurë për legalizim. Ne nuk kemi të drejtë të reagojmë për rastet që kanë një lloj procedure, për to është përgjegjës Departamenti i Urbanizmit.

Nga Drejtoria e Urbanistikës kemi marrë përgjigje vetëm për gjendjen e Popova Shapkës. Janë 125 raste për legalizimin e objekteve dhe për 60 prej tyre duhet dalë në terren dhe konstatimi i gjendjes faktike, pjesa tjetër mungon dokumentacioni.

Por këshilli do të vendos nëse këto objekte që janë në tokë shtetërore do të legalizohen, thotë kryetari i Komunës së Tetovës.

Në Tetovë për një kohë të gjatë procesi i legalizimit po ngec, ndërtimet pa leje mbijnë si kërpudha, dhe zgjidhjet për rrënim ngecin në sirtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments