MSH: Personat që kanë dalë pozitiv me koronavirus në Sistinë, patjetër të testohen edhe në ISHP

180

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas lajmit se në spitalin e Sistinës gjatë mbrëmjes së djeshme 54 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Kovid-19. Sipas tyre, të gjithë këto persona duhet edhe njëherë të testohen në Institutin për Shëndet Publik.

“Sa i përket publikimeve në një pjesë të mediumeve për numrin e rasteve pozitive nga pacientët e testuar në Sistina, Ministria e shëndetësisë jep këtë sqarim:

Testet të cilat i përdor klinika private Sistina janë të një lloji ndryshe nga testet e të gjitha institucioneve të tjera. Ato teste e zbulojnë praninë e antitrupthave të virusit COVID-19, ndërsa testet e tjera në mënyrë të drejtpërdrejtë e zbulojnë praninë e vetë virusit.

Si pozitiv konsiderohen ato pacientë që janë pozitiv për virusin dhe vetëm ato evidentohen në statistikë ditore. Të gjithë pacientët që rezultojnë pozitiv në testet për antitrupthat të cilat i bën Sistina, detyrimisht duhet të bëjnë test në ISHP për të vërtetuar praninë e virusit, në pajtim me vendimin e Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë.”, thuhet në reagimin e MSH.