14.4 C
Tetovo
E diel, 14 Shtator, 2025
BallinaLajmeMSH Azir Aliu:Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës .Ndotja nuk...

MSH Azir Aliu:Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës .Ndotja nuk është në një nivel ku nuk mund të dalësh jashtë…

Deri më tani, asnjë pacient nuk është shtruar në spital si pasojë e zjarrit në një depo riciklimi për mbeturina elektronike dhe plastike në Trubarevë, tha mbrëmë Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në një konferencë për shtyp të Ekipit Drejtues për Menaxhimin e Krizave, i cili po mblidhej në një përbërje të zgjeruar në Ministrinë e Brendshme.“Deri më tani, nuk kemi informacion se ndotja është në një nivel që e bën të pamundur daljen jashtë. Materiali është marrë nga një institucion i akredituar dhe deri të hënën do të kemi rezultate zyrtare dhe me shumë mundësi do të raportojmë për strukturën e ajrit në këtë moment në një konferencë për shtyp”, tha Aliu.“Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, ka siguruar 2.000 maska mbrojtëse N95, të cilat sonte do të shpërndahen për banorët e fshatit Trubarevë të Shkupit. Maskat janë vënë në dispozicion nga Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërsa shpërndarja do të realizohet me mbështetjen e ekipeve nga ndërmarrjet publike dhe Komuna e Gazi Babës. Me këtë masë sigurohet mbështetje në kohë për popullsinë lokale, me qëllim uljen e ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj ajrit të ndotur të shkaktuar nga zjarri.Në terren janë të pranishme edhe dy automjete të ndihmës së shpejtë, të gatshme të ndërhyjnë dhe të ofrojnë ndihmën e duhur shëndetësore si për zjarrfikësit, ashtu edhe për qytetarët nëse paraqitet nevoja.”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri përmendi rekomandimet e shpallura nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje që kanë të bëjnë me personat mbi 65 vjeç, fëmijët dhe gratë shtatzëna.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments