6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMPB vepron në incidentet e denoncuara nëpër vendvotime

MPB vepron në incidentet e denoncuara nëpër vendvotime

Në vendvotimin nr.2695 në SHF “Gjeorgjia Pulevski” në Aerodrom rreth orës 13:15 kryetari i këshillit zgjedhor ka kërkuar intervenim sepse një person ka hyrë në votim me maskë në fytyrë në të cilën ka pasur simbol partiak dhe nuk ka dashur ta ndërroj.- Advertisement –

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, kur kanë ardhur nëpunësit e policisë personi menjëherë e ka ndërruar maskën dhe i është mundësuar të votojë, ndërsa policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për E.T (37) nga Shkupi.

“Personi më pas filloi të grindet me zë të lartë me nëpunësit e policisë, pas së cilës iu dha urdhër që të ndalojë dhe të largohet nga shkolla, në mënyrë që të mos e prish rendin dhe qetësinë publike gjatë votimit, gjatë së cilës e njëjta nuk pranoi dhe vazhdoi ta prish rendin dhe qetësinë publike. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij do të parashtrohet procesverbal për kundërvajtje sipas nenit 4 ‘Shkelje e rendit dhe qetësisë publike me zënkë, bërtitje, dhe sjellje të ashpër dhe të pahijshme’ dhe neni 14 ‘Shkelje e rendit dhe qetësisë publike me mosrespektim të urdhrit nga LSHRQP”, kumtoi MPB.

Me kërkesë të kryetarit të këshillit zgjedhor në vendvotimin nr.0537 në SHF “Sait Najdeni” në Dibër në rr “Eduard Kardel” në orën 12:55 është kërkuar intervenim i nëpunësve policorë për shkak se A.D (30) nga Dibra me telefonin e tij celular ka fotografuar vletëvotimin. Në orën 13:15 ai është arrestuar në SPB – Dibër.- Advertisement –

Në orën 13:10 në vendvotimin 0755 në fshatin Osoj, komunën e Kërçovës, zëvendëskryetari i këshillit zgjedhor ka denoncuar se në hapësirat e votimit G.M. derisa ka votuar e ka fotografuar fletëvotimin, ndërsa me kërkesë të anëtarëve të këshillit zgjedhor personi i ka fshirë fotografitë. Është konstatuar shkelje sipas nenit 190 paragrafi 2 nga Kodi Zgjedhor. Ndërmerren masa për dokumentin e ngjarjes nga ana e SP në Kërçovë.

Në orën 12:40 nga kryetari Këshillit Zgjedhor në vendvotimin nr.2909 në SHF “Zhivko Brjakovski” në Shkup është denoncuar se një person i panjohur goja ka ka fotografuar fletëvotimin. Nga ana e nëpunësve të policisë është privuar nga liria dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për E.E (29) nga Shkupi. Kundër personit do të dorëzohet parashtresë adekuate.

Në orën 10:45 M.I ka denoncuar shkelje të rendit dhe qetësisë në Prilep në oborrin e SHF “Kire Gavriloski”, ku XH.P nga Prilepi fizikisht e ka sulmuar G.D nga Prilepi. Është intervenuar nga nëpunësit policorë Prilep, ndërsa gjatë kontrollit te personi XH.P është zbuluar dhe marrë një armë e tipit “CZ”. Punohet në zbardhjen e rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments