Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se periudha e pritjes për kalimin në kufirin e Tabanovcës është rritur, për hyrje dhe dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë Veriore, për shkak të nivelit të deklaruar të rrezikut të kuq të sigurisë nga terrorizmi në Republikën e Serbisë.Gjithashtu, ju njoftojmë se policitë kufitare të të dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm për të mundësuar rrjedhën e shpejtë dhe të pa penguar të udhëtarëve dhe makinave, por edhe për të kryer kontrollin e përshtatshëm për shkak të situatës së re të krijuar