8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMPB me udhëzim për përdorim të armëve nga ana e ushtrisë, ndërpritet...

MPB me udhëzim për përdorim të armëve nga ana e ushtrisë, ndërpritet transporti urban mes qyteteve

Transporti urban ndërmjet qyteteve është ndërprerë.Po ashtu, Ministria e Brendshme, është duke punuar për një udhëzim të përdorimit të armëve të zjarrit nga ana e ushtrisë, në mbrojtje të interesave të shtetit, objekteve vitale të tij etj, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

Numri i qytetarëve në vetizolim shkon në 9814 (krahasuar me një ditë më parë, me 2000 persona. Këtij numri i shtohen edhe 300 të tjerë, në karantinat e shtetit, duke shkuar në 10100, prej të cilëve, 1000 janë me urdhër nga Instituti i Shëndetit Publik dhe konsiderohen si të prekur aktiv. Karantinat shtetërore janë në: Demir Kapi; Hotel “Stone Bridge”, Shkup; Hotel “Ibiz”, Shkup; “Mihajllova Hotel”, Kratovë; dhe Hotel “Dezaret”, Ohër.

Policia ka pasur 156 punkte policore dhe janë shënuar 81 raste të mos respektimit të Orës Policore.

Për mos respektim të orës nga të rinjtë deri në 18 vjeç, do të ketë përgjegjësi për moskujdesje prindërore, ndaj prindërve të tyre. Dënimet për prindërit, fëmijët e të cilëve shkelin kufizimet e lëvizjes është nga 200-500 euro.

Shtohet numri i personave që hyjnë e dalin nga shteti. Krahasuar me një ditë më parë, shifrat janë dyfishuar për shtetasit që kanë hyrë, në vend, më shumë se 860, ndërkohë që po ashtu, është shtuar edhe numri I daljeve, rreth 843 të tjerë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments