MPB ka konfirmuar rastin me të shtënat me armë zjarri në Bit Pazar. Nga atje njoftojnë se sot rreth orës 14:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit, raporton SHENJA.
Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se bëhej fjalë për shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person u plagos dhe u dërgua në Qendrën e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë.
Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar disa vitrina prej xhami nga një dyqan me pakicë si dhe disa automjete të parkuara.
Po merren masa për sqarimin e rastit.