12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeMPB ka informacione se keqpërdoren lejet për lëvizje gjatë orës policore, ka...

MPB ka informacione se keqpërdoren lejet për lëvizje gjatë orës policore, ka nisur hetim, njoftoi Petrovska

Ministria e Punëve të Brendshme ka informacione që kompanitë private janë duke i keqpërdorur lejet për lëvizjes gjatë orës policore dhe për këtë ka nisur procedurë hetuese.

Ministrja shtesë në MPB, Sllavjanka Petrovska ka deklaruar se nëse arrihet të verifikohet edhe një rast i shkeljeve, do të vendosen restrikcione.

“MPB ka informacione se lejet që jepen nga kompanitë private për ndërrim të natës, janë duke u keqpërdorur dhe për këtë kemi filluar hetim nëpërmjet të cilit do të duhet t’i verifikojmë ose hedhim poshtë këto informacione. Nëse ekziston një rast të shkeljes, do të vendosim restrikcione dhe do t’i zbatojmë të gjitha masat që i ka në dispozicion policia”, tha Petrovska.

Ajo ka paralajmëruar se nëse vërtetohen lëshime në këtë drejtim, nuk anashkalohen as paraburgimet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments