19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMonstra”, dëshmojnë Bexheti, Xhaferi dhe Mijallkovi

Monstra”, dëshmojnë Bexheti, Xhaferi dhe Mijallkovi

Në dëshminë e tij për Monstrën uish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, në shumicën e pyetjeve tha “Nuk më kujtohet.” Mijallkov iu përgjigj shkurt pyetjeve të Prokurores Fatime Fetai, avokatëve, të akuzuarve dhe familjarëve.
“Si morët pjesë në zbardhjen e rastit Monstra? Çfarë saktë keni mbledhur, kush ishte pjesëmarrës në repartin anti-terrorizëm?”, pyeti Fatime Fetai, Prokurore.

“DSK ishte pjesëmarrëse e angazhuar në mbledhjen e informatave operative, BSP udhëhiqte hetimin me urdhrat e PTHP. U angazhuam me të gjitha kapacitetet që kishim për 20 ditë sa zgjati procedura para hetimore nga këto dy struktura të sigurisë”, u përgjigj Sasho MIjallkov, dëshmitar.

Asgjë tjetër nuk keni ndërmarr pasi u ngrit paditë e para ndaj të arrestuarve më 01.05.12? Pse, nuk iu besuat hetimeve tua paraprake?, pyeti Fetai.

“Po, kemi bërë! I bëmë në interes të rastit”, përgjigjet shkurt Mijallkov.

“Për ato që folën në telefon më 21.01.2013 me Gordana Jankullovske i thatë që keni bërë analiza me njerëzit e duhur? Deri sa zgjaste gjykimi i mëparshëm, Musa Xhaferi u lajmërua për të ju pyetur si po ecën procesi? Gjatë bisedës më 16.10.2012, të ka thënë se për çështjen ka dijeni edhe Ali Ahmeti?”, pyeti Fetai.

“Nuk më kujtohet! Kam folur, por nuk më kujtohet se çfarë! Nuk më kujtohet se çfarë i kam thënë”, u përgjigj Sasho Mijallkov, dëshmitar.

Mijallkov gjatë tërë kohës tha se e gjithë procedura para hetimore është udhëhequr nga BSP me PTHP.

“Me Gordana Jankullvskën keni biseduar se më 05.12.2012 se nga hetimet e shërbimeve të huaja në këtë rast mund të jetë i inkriminuar edhe personi Shukri Ali?”, tha Dafinka Ivanovska, Avokate.

“Nuk më kujtohet! Të gjitha informatat e këmbyera me inteligjencën amerikanë i kemi dorëzuar në BSP. Kjo e fundit ka përgjegjësi për të gjitha urdhrat e zhvillimit të procedurës para hetimore”, deklaroi Sasho Mijallkov, Dëshmitar.

Ish këshilltari për siguri i presidentit Ivanov Sinisha Aleksovski, ishte dëshmitar i dytë në këtë seancë, i cili tha se një Opel Vektra me ngjyrë vishnje ishte në pronësi të MPB me targa SK-680-RH dhe se 30 muaj para sa të ndodh vrasja e pesëfishtë është përdorur nga njësiti Alfa. Ndërkaq, vetura me të cilën dyshohet se janë arratisur dy të akuzuarit është Opel Omega, po më të njëjtën ngjyrë ku janë ngjallur dyshimet. Aleksovski tha se familjarët e viktimave janë takuar tri herë me ish-Presidentin Gorge Ivanov në kabinetin e tij, ku prindi Goran Naçevski iu ka dorëzuar bisedat telefonike të kreut te LSDM Zoran Zaev. Aleksovksi tha se me kreun e LSDM-së Zaev është takuar dy herë pasi ky i fundit ishte bërë kryeministër. Një herë është takuar tek kabineti Ivanovit dhe herën e dytë tek kabineti i Zaevit. Ai tha se nuk e ka humbur celularin në vendin e ngjarjes.

Aleksovski u pyet nga avokati Raufi për njohuritë e tij për zhvillimet në rajonin e Karadakut para vrasjes së pesëfishtë. Ai tha se sipas informatave që ka siguruar nga DSK para festës së Pashkëve, para 12 prillit, kanë vërejtur grupe të armatosura në malësinë e Karadakut, me pretendimin për të sulmuar stacionet policore. Raufi tha se dëshmia e tij për gjoja grupe të armatosura nuk ka lidhje me vrasjen e pesëfishtë.

“Edhe shërbimet sekrete të huaja kanë vërtetuar se nuk bëhet fjalë për radikalizëm islamik, por bëhet fjalë për një vrasje të pesëfishtë. Kjo tregon se që nga fillimi hetimi ka qenë i gabuar dhe është bërë montimi për këta të dyshuar, për të cilët thuhej se kanë qenë pjesëtarë të grupit Al-kaeda dhe se janë kthyer nga Afganistani. Kjo ishte deklaratë paushallë nga Ministrja Gordana Jankullovska”, tha Naser Raufi, Avokat i të akuzuarve.

“Mendoj se nga dy dëshmitarët e sotshëm nuk do të ndryshoj kahja e lëndës, nuk ka asgjë të re as rrethana e as dëshmi të reja. Për dallim që dëshmitari i pari nuk i kujtohej asgjë nga bisedat, kurse dëshmitari i dytë i tha të gjitha profesionalisht. Me data, vende dhe komunikime”, u shpreh Dafinka Ivanovska, Avokate e të dëmtuarve.

Edhe pse u paraqitën në fillim të seancës si dëshmitarë, zyrtarët e lartë të BDI-së Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, të cilët dëgjohen në shumë audio incizime, të njëjtit pritet të dëshmojnë në seancën e ardhshme të caktuar më 10 mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments