3.5 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMjekëve amë nuk u mjafton 1 euro për pacientë

Mjekëve amë nuk u mjafton 1 euro për pacientë

Rreth një mijë doktorë të mjekësisë familjare nga i gjithë vendi protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Por, ende pa filluar mirë nga kabineti doli edhe Ministri Bekim Sali, shkruan Alsat.

Ai nuk ishte duarthatë ngaqë kishte përgatitur një sërë mirënjohjesh për mjekët. Por, ata nuk i pranuan.

“Në emër të të gjithë kolegëve këto mirënjohje do ti pranojmë në një kohë më të mirë. Tani ju kthejmë sepse të gjithë kolegët janë të pakënaqur dhe vlerësojmë se kjo nuk është zgjidhje. Urdhëroni!”

Ata kërkuan që vetëm tu përmbushin kërkesat e tyre, të cilat ia numëruan në sy ministrit, një nga një.

“A kemi merituar ne ndonjë shpërblim të vockël si mjek amë për këtë pandemi? Së pari, dhe së dyti: ne jemi rojet e shëndetësisë!”, tha një mjeke amë.

“Ne, që kur zbatohet ky proces para 15 vjetësh nuk ka lëvizur asgjë nga pika zero, mund të them se jemi grup i margjinalizuar edhe pse marrim pjesë në sistemin shëndetësor”, u shpreh një mjek tjetër.

Nga Shoqata e mjekëve amë thanë se duan me tepër kompetenca të ushtrimit të profesionit si mjekësi primare duke u shpërblyer për punën që bëjnë dhe mos të jenë vetëm për udhëzime administrative.

“Nuk mund të mos kemi marrëveshje qe 4 vjet duke na injoruar autoritetet shëndetësore. Ne jemi të vetmit që gjobitemi me gabime administrative në gjithë botën, në kohën e pandemisë. Këta mjek amë dhe infermierë dhanë gjithçka gjatë pandemisë, kontrollojnë, anketojnë, këshillojnë përmes telefonit 24/7, qetësojnë gjendjet e panikut”, tha Liljana Çollakova Dervishova, Kryetare e Shoqatës së mjekëve amë.

Ministri Sali tha se duhet të bëhet reformë rrënjësore e sistemit të mjekësisë primare private në vend.

“Kjo do të jetë një pako trio që e kemi diskutuar por duhet ujdi ndërmjet Ministrisë, Fondit dhe Shoqatës. Një pjesë është mbulimi i shpenzimeve të institucioneve të mjekësisë private që dmth qiraja, pagat bazë për të punësuarit. Pjesa dytë është shpenzimet manipulative që u bëhen të njëjtëve, ndërsa pjesa e tretë është realizimi i qëllimeve që kemi vënë ne si Ministri dhe masat preventive të Fondit Shëndetësor”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Në ditën botërore të shëndetësisë mjekët kërkuan që të bëhen ndryshimet ligjore në mënyrë që të rritet koeficienti i pagesës për pacientë nga 60 në 90 denarë. Ky ishte dhe njëri nga zotimet e LSDM-së në fushatën e zgjedhjeve të fundit për shëndetësinë. Në bazë ti numrit të pacientëve mjekët amë paguhen nga 1 euro për çdo pacient nga Fondi Shëndetësor dhe sipas tyre kriza ekonomike ka bërë që kjo të mos u mjaftoj andaj nëse për një javë nuk bëhen ndonjë nismë paralajmërojnë grevë disa ditë./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments