13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Prill, 2024
BallinaLajmeMjekët e “8 Shtatorit” kërkojnë siptali të mos jetë më Covid-qendër

Mjekët e “8 Shtatorit” kërkojnë siptali të mos jetë më Covid-qendër

Spitali “8 shtatori” nuk duhet të jetë më një Qendër Covid dhe duhet të fillojë të rikthehet në funksionimin normal, është kërkesa e mjekëve dhe stafit tjetër mjekësor nga spitali që kanë punuar ditë e natë në Qendrën Covid për katër muajt e fundit. Telma zbuloi jozyrtarisht se kërkesa e punonjësve është që pacientët të qëndrojnë në katin e parë, ku ka një furnizim qendror të oksigjenit dhe repartit infektiv, dhe pjesa tjetër e spitalit të kthehet në funksion normal për pacientët dhe mjekët e tjerë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe konfirmoi për Telma informacionin se dje ai pati një takim me sindikatën e spitalit “8 Shtatori”, në të cilin morri pjesë i pari sindikalist i shëndetësisë, Lubisha Karanfilovski.
“Kanë plotѱsisht kërkesë legjitime dhe në këtë moment ajo nuk është e mundur, rëndë dhe e pamundur që të fillohet me organizim të ri. Këkesa ishte të lirohen disa nga katet e zëna që të mund të kthehet puna normale”, ka thënë Filipçe.

Të gjithë 50 internistët nga “8 Shtatori”, anesteziologët dhe tre infektologë, si dhe të gjithë infermierët nga spitali, të cilët janë në detyrë në ndërrime prej 24 orësh secili, janë të angazhuar në qendrën e trilogjisë dhe reparteve ku qendrojnë të sëmurët nga virusi korona. Neurologët dhe psikiatrët nga spitali i ndihmojnë, por ata thonë që kjo nuk është e mjaftueshme dhe se ata janë në fund të forcës së tyre. Disa prej tyre shqetësohen edhe për pacientët që i kanë marrë më parë, sepse kanë humbur të gjitha kontaktet me ta dhe në çfarë gjendje janë nuk e dinë.

Përveç kthimit në normalitet, punonjësit gjithashtu kërkuan që pagesa e tyre në turn të paguhej në të njëjtën sasi si kolegët e tyre në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ose dyfish më shumë. Ata gjithashtu morën dritën jeshile nga Ministri për të zgjidhur këtë kërkesë.

Punonjësit e “8 Shtatorit”, për Telma, thonë se do të insistojnë në kërkesat e tyre, edhe nëse duhet të flenë në tenda para spitalit, pavarësisht se kush është në pushtet pas zgjedhjeve javën e ardhshme. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments