10.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeMITSOTAKIS-TRUMP-IT:KJO ËSHTË MËNYRA E VETME SI MUND TË DIALOGOJ ME TURQINË

MITSOTAKIS-TRUMP-IT:KJO ËSHTË MËNYRA E VETME SI MUND TË DIALOGOJ ME TURQINË

Kryeministri i Greqsisë, Kyriakos Mitsotakis ka shumë sfida përpara me nisjen e sezonit të ri politik.

Mes krizës ekonomike dhe përhapjes së koronavirusit, është shtuar edhe përplasja me Turqinë. Për këtë çështje, ai ka folur në telefon edhe me presidentin amerikan Donald Trump.

Këtij të fundit, Mitsotakis i ka bërë me dije mënyrën e vetme sesi mund të ulet në tryezën e dialogut me Turqinë, njofton Vizionplus.

“Çështja është tek përcaktimi i zonave detare. Dhe nëse nuk biem dakord, të bëjmë një marrëveshje të përbashkët dhe të shkojmë në Hagë. Për të rifilluar bisedimet, megjithatë, Turqia duhet të ndalet menjëherë, në mënyrë që konflikti të mos përshkallëzohet”, mësohet të ketë thënë Mitsotakis në bisedën telefonike që zgjati 20-25 minuta.

Presidenti amerikan ka treguar gatishmëri për të ndërhyrë për krizën.rtklive

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments