13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMitsotakis fiton zgjedhjet! Greqia shkon në votime përsëri në fund të qershorit

Mitsotakis fiton zgjedhjet! Greqia shkon në votime përsëri në fund të qershorit

Pasi ka korrur triumf përtej parashikimeve me 40,79% të votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare të cilat nuk arritën  të nxirrnin një qeveri njëpartiake, lideri konservator Kyriakos Mitsotakis e ka thyer mbrapsht mandatin për të krijuar qeveri duke ju hapur rrugë zgjedhjeve të reja ,ku pretendon shumicën parlamentare.

“Besoj se mesazhi i kutisë së votimit ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka terren për të formuar qeveri nga ky parlament dhe dua të theksoj se nëse sistemi zgjedhor që do të përdorim herën tjetër do të përdorej dje, Demokracia e Re do të kishte tashmë një shumicë të fortë parlamentare prej mbi 170 vendesh. Prandaj do ta kthej këtë mandat eksplorues këtë mbrëmje, që të mund të shkojmë në zgjedhje të reja.”– tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Jo vetëm konservatorët, por shumica e qytetarëve nuk e prisnin këtë epërsi të Demokracisë së Re që kap nivelet e 15 viteve më parë, por as edhe shembjen e të Majtëve që humbën 30% të mbështetësve duke marrë vetëm 20,07% të votave.

If you own a mouse, you will never turn off your computer again.
RiverCombat
“Ne shpresojmë për ditë më të mira, veçanërisht në sektorin privat, dhe shpresojmë se Mitsotakis do ta mbështesë atë më mirë.”– tha mbështetësi i Demokracisë së Re

“Nuk është fundi i botës. Mendoj se mund të bëjmë më të mirën që gjërat të ndryshojnë. Ishte një humbje e madhe për demokracinë, institucionet dhe shoqërinë civile.”– tha një votues.

Sipas analistëve grekët nuk janë ndikuar nga skandali i përgjimeve , apo aksidenti tragjik hekurudhor me 57 viktima para tre muajsh. Madje ish ministri i transportit që atëherë dha dorëheqjen , ka fituar përsëri mandatin e deputetit duke triumfuar me mbi 13000 vota në zonën e tij elektorale.

Mandati presidencial pas konservatorëve i jepet deri në fundjavë partisë së dytë Syriza dhe së tretës Pasok që rikthehet si protagonist me 11,46% dhe meqënëse asnjë nga forcat politike që u futën në parlament nuk duan koalicion me partitë e tjera, atëherë rikthehet tek presidentja, e cila sipas kushtetutës beton parlamentin e ri , e shpërndan një ditë më vonë pasi nuk mund të krijohet qeveria dhe krijon një qeveri teknike me kryeministër një gjykatës të lartë.

Ky i fundit shpall brenda 20 ditëve, rreth fundit të qershorit, zgjedhjet e reja që zhvillohen me sistem proporcional të përforcuar ku partia e parë, Demokracia e Re, në bazë të përqindjes do të marrë nga 20 deri në 50 vende shtesë në parlament, dhe ka shanse tepër të mëdha të sigurojë një shumicë të konsiderueshme.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments