4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMisioni i OSBE-së në Shkup dhe Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë...

Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë nënshkruan Memorandum mirëkuptimi

 Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së drejtësisë, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Akademia e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë (AGJPP) sot nënshkruan Memorandum mirëkuptimi.

Memorandumi i mirëkuptimit ka një kohëzgjatje prej tre vjetësh. Misioni i OSBE-së në Shkup do të monitorojë zbatimin e kurseve të trajnimit përmes programit të tij të monitorimit të proceseve gjyqësore.

Siç kumtuan nga Misioni i OSBE-së në Shkup, ata do të ofrojnë trajnime të avancuara për gjyqtarë dhe prokurorë me fokus të veçantë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe diskriminimit.

Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, theksoi se trajnimi ka për qëllim ndjekje më të mira penale, si dhe rritjen e konfiskimit të pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale.

“Të dy aspektet janë shumë të rëndësishme për një luftë efektive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit sepse do të thotë se kriminelët do të marrin dënime më të larta dhe nuk do të mund të gëzojnë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme”, theksoi ai.

Natasha Gaber-Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që e marrin nga Misioni i OSBE-së në Shkup.Me përpjekjet tona të përbashkëta do të investojmë në cilësinë e profesionistëve ligjorë aktualë dhe të ardhshëm, gjë që do të përmirësojë sistemin gjyqësorë”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments