3.3 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMision i ri i NASA-s për të dërguar anije hapësinore në Mars

Mision i ri i NASA-s për të dërguar anije hapësinore në Mars

Ulja në Mars është pjesa më e rrezikshme dhe e vështirë e dërgimit të një anijeje hapësinore në planetin e kuq. Koha që duhet për t’u ulur në sipërfaqen marsiane, ështëpërshkruar shpesh si “shtatë minuta terror”.

Anija hapësinore Perserverance, që niset (u nis) më 30 korrik, është përpjekja e radhës për një mision në Mars. Për fat të mirë, NASA do të përdorë një metodë uljeje që është provuar e suksesshme, por kjo nuk do ta bëjë uljen më pak sfiduese.

Në ndryshim nga Toka që ka një atmosferë të dendur dhe kështu astronautët që kthehen, mund të përdorin edhe parashuta për të ngadalësuar uljen në sipërfaqe, atmosfera e Marsit është shumë e rrallë.

Kjo do të thotë që inxhinierët duhet të përdorin një kombinim teknikash, për ta ngadalësuar shpejtësinë e anijes nga afro 20 mijë kilometra në orë dhe për ta ulur në sipërfaqen e Marsit.

Shumë misione hapësinore në Mars kanë dështuar, përfshirë anije që kanë shpërthyer, janë djegur ose janë përplasur në sipërfaqen e tij. /VOA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments