Misajllovski i VMRO-së: Legjitime kërkesa e BDI për Kryeministër shqiptar, por Hristijan Mickoski do të jetë Kryeministri i ardhshëm

295

Është legjitime kërkesa e BDI-së për kryeministër shqiptar” u shpreh Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, e që në këto zgjedhje parlamentare është bartës i listës së deputetëve në koaliconin “Ripërtëritja e Maqedonisë” në njësinë zgjedhore 2.

Ai po ashtu tha se duhet të flitet edhe për programet dhe projektet që ofrohen për qytetarët, pa ndarje e dallime, sepse në fund të ditës, tha ai, qytetarët do të vendosin se kush do të fitojë dhe do të formojë qeveri, ndërsa u shpreh i bindur se VMRO-DPMNE-ja do të fitojë dhe se kryeministër do të jetë kryetari i DPMNE-së, Hristijan Mickoski.