7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMiratohet ligji, përdorimi i flamurit shqiptar i lirë në Mal të Zi,ndryshe...

Miratohet ligji, përdorimi i flamurit shqiptar i lirë në Mal të Zi,ndryshe nga Maqedonia e Veriut pa përqindje

U votuan ndryshimet në Ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare dhe Ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike

Me 41 vota për Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale.

Për votuan deputetët e koalicionit në pushtet me përjashtim të Andrija Popoviq (LP) i cili nuk votoi, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin prezent në sallë, njofton malesia.me.

Ne kete seance si pika te rendesishme, sidomos per pakicen shqiptare ishin dy ligje, Ligji mbi perdorimin e simboleve kombetare dhe Ligji mbi rendin dhe qetesine publike, me te cilet qytetaret nuk do te denohen me per perdorimin e simboleve kombetare. Pjesetaret e popullates shqiptare ne Mal te Zi shpesh denoheshin dhe torturoheshin per shkak te perdorimit te flamurit kombetare, gje e cila nuk ndodhte me perdorimin e flamujve tjere, te kombesive tjera

Ky ligjë parasheh përdorimin e lirë të simboleve nacionale.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka tha se miratimi i ligjit do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi. 

Siç theksoi, miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit. 

Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet nacionale janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e të shprehurit. 

Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit. Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut ”, tha Nimanbegu./Malësia.ME/

/Plava e Gucia Sot

PS

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut ku populli shqiptar atje ku është ndër 20% nuk mund të valojë flamurin kombëtar ,sipas Qeverisë së Malit të Zi shqiptarët si popull përfaqësojnë 5 %( që i bie kur ta lexoje BDI dhe Ali Ahmeti fjalia e R/Haradinajt për Edi Ramën qëndron NUK HAMË BAR,por aq e kan kaçikun politik e intelektual sepse e harxhuan nga 2001 në tema tjera dhe kapja e pushtetit e bënë të veten deputeti shqiptar dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Nimanbegu tha
Se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit. Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut ”, tha Nimanbegu. Si mundet ligji për flamujt të dala nga konventat e BE për Malin e Zi të kuptohet ndryshe nga Talat Xhaferi (kryetar i parlamentit në RMV ) dhe BDI e politikbërja e saj nga ALI AHMETI ndryshe .Me siguri këta të Malit të Zi dhe të BE nuk dijnë ti lexojnë dhe implementojnë ligjet duhet ti pyesin kta të BDI-së ….

Ne linkun e meposhtem mund ta lexoni te plote se cka parasheh ky ligj

http://zakoni.skupstina.me/zakoni/web/dokumenta/zakoni-i-drugi-akti/866/2161-12695-00-35-19-3.pdf

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments