13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeKryetari i Francës E.Macron nderon Kadarenë me titullin “Oficer i madh i...

Kryetari i Francës E.Macron nderon Kadarenë me titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, me titullin më të lartë shtetëror “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”.Në shpalljen e urdhrit të Legjionit të Nderit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar. Ismail Kadare mbante titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit të Nderit” që nga viti 2016, ndërsa tani u shpall “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”.Me tituj dhe vlerësime të larta janë nderuar edhe të tjera personalitete të njohura. I themeluar nga Napoleon Bonaparte në 1802, Legjioni i Nderit është më i larti nga nderimet kombëtare franceze. Sot, legjioni ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments