13.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla paralajmëron hapa konkret...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla paralajmëron hapa konkret për anëtarësim në NATO

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporës, kryediplomatja ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të marrin vendim për formimin e një grupi që merret me anën teknike, politike dhe diplomatike për anëtarësim në NATO. Ndërkohë ka thënë se Kosova është e gatshme për pranimin e 5 mijë refugjatëve ukrainas.

“Në të gjitha format e mundshme diplomatike e kemi bërë të qartë se Kosova është e interesuar që Kosova të jetë sa më afër NATO-s dhe mundësisht të jetë anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Ne e dimë se ka disa shkallë të ndryshme që çojnë në anëtarësim të plotë të NATO-s, pra ato shkallë të ndryshme janë të përcaktuara në kohëra të tjera, pasi me datë 24 shkurt kemi hyrë në një epokë të re ne si Evropë. Prandaj, unë nuk mund të premtoj se një gjë e tillë mund të ndodh, por unë mund të premtoj se do të punojmë fortë që të kapërcehen disa faza, të cilat kanë qenë të vetëkuptueshme deri më 24 shkurt dhe Kosovës t’i ofrohet mundësia për të qenë sa më afër NATO-s edhe nëse nuk i ofrohet mundësia për të qenë anëtare me të drejta të plota, minimumi që duhet të ndodhte me Kosovën është që së bashku me Suedinë, Finlandën, Austrinë dhe disa shtete të tjera që nuk janë anëtare të NATO-s të ndodhemi në tavolinën e dytë rreth NATO-s, por të jemi pjesë e tavolinës kur NATO bisedon për të ardhmen e Evropës dhe NATO-s”, ka thënë ajo.

“Ka zhvillime që na bëjnë optimistë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aty askush nuk mund të parashohë të ardhmen. Ne mund të parashohim vetëm pjesën tonë, çfarë po bëjmë ne që një gjë e tillë të jetë e mundur. Edhe aty jemi takuar disa institucione së bashku dhe kemi diskutuar cilat janë hapat. Ditën e enjte e presim për një vizitë nëse nuk ndodh diçka speciale, ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë”, ka shtuar Gërvalla./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments