10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistria e Shëndetësisë demanton lajmet e rrejshme të ASH-së për Tetovën, ja...

Ministria e Shëndetësisë demanton lajmet e rrejshme të ASH-së për Tetovën, ja e vërteta

Zv/ministri i Shëndetësisë, Armend Asllani sot ka dhënë të rejat e fundit sa i përket virusit Covid-19. Në raportin e MSH-së, shihet se në Tetovë ka 2 infermierë të infektuar me Covid-19, të cilët janë izoluar menjëherë dhe janë ndërmarë gjitha masat në përputhje me algoritmin dhe protokollet. Gjithashtu të izoluar janë edhe kontaktet e tyre të dhëna në anketën epidemiologjike, përcjell TS.

Situata në 24 orët e kaluara:
Janë kryer 309 testime prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja të COVID-19 , edhe atë në: Shkup-10, Prilep-5, Tetovë-4, Veles-1.

?Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1694, numri i pacientëve të shëruar është 1229, numri i vdekjeve është 95, dhe për momentin numri i rasteve aktive në vend është 370.

?Lidhur me “shqetësimin” të disa subjekteve politike për situatën me Covid-19 në Spitalin Klinik të Tetovës, me qëllim të informimit të saktë dhe objektiv të publikut, ju rikujtojmë:

?Të mos përhapen lajme të rreme dhe të pavërteta, duke abuzuar ndjeshmërinë dhe shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve për qëllime politike.

?Bëhet fjalë për lajme të rreme klasike dhe ju përkujtojmë se përpjekjet tona janë për përfshirjen aktive të të gjithë palëve të interesuara për tejkalimin sa më të suksesshëm të kësaj situate dhe për këtë arsye ju rikujtojmë se konstruktiviteti do të kishte përfitim më të madh për qytetarët tanë, për dallim nga përhapja e lajmeve të rreme.

?Në interes të informimit objektiv të publikut, informojmë se numri i të infektuarve nuk është aspak i saktë, me të cilin dikush dëshiron të mashtrojë publikun.

?Informacioni i vërtetë është se bëhet fjalë për 2 infermierë të infektuar me Covid-19, të cilët janë izoluar menjëherë dhe janë ndërmarë gjitha masat në përputhje me algoritmin dhe protokollet. Gjithashtu të izoluar janë edhe kontaktet e tyre të dhëna në anketën epidemiologjike.

?Është testuar edhe pjesa tjetër e stafit dhe rezultatet janë negative.

?Spitali klinik në Tetovë dhe departamenti i përmendur funksionojnë pa ndërprerje, gjë që u konfirmua edhe gjatë vizitës sonë në këtë ISHP.

? Sa i përket “shqetësimit” për profesionistët e infektuar shëndetësor, ju informojmë se deri në këtë
moment, ritet numri i rikuperimeve në nivelin e shtetit dhe nga gjithsej 242 të diagnostikuar, 217 tashmë janë rikuperuar, që është afër 90% dhe kështu ata praktikisht kthehen në institucionet e tyre duke kontribuar në mënyrë aktive në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve tanë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments