24.5 C
Tetovo
E hënë, 9 Qershor, 2025
BallinaLajmeMinistria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët...

Ministria e Mjedisit instaloi gardhe elektrike për të mbrojtur blegtorët dhe bletarët në Malin e Sharrit

 Ministria e Mjedisit Jetesor dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërmarrë hapin e parë praktik për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Ariun e Kafët, duke vendosur gardhe elektrike me energji diellore për mbrojtjen e fermerëve dhe bletarëve në fshatrat e Sharrit.

Këto gardhe moderne, të financuara nga WWF Kroaci (Fondi boteror per natyren) dhe te vendosura në bashkëpunim me Parkun Nacional “Malet e Sharrit”, janë vendosur për pesë fermerë dhe bletarë që përballen me dëme të shkaktuara nga gjitarë të mëdhenj grabitqarë, si ariu dhe ujku. Qëllimi është i qartë: të mbrohen bagëtitë, bletaria dhe kulturat bujqësore, duke reduktuar konfliktet mes njerëzve dhe kafshëve të egra. Kjo teknologji parandaluese përdoret me sukses prej vitesh në vendet e Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një zgjidhje të qëndrueshme që respekton si nevojat e komunitetit, ashtu edhe natyrën.

Zbatimi i këtij plani është pjesë e projektit IPA të Bashkimit Europian dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt:

– Ruajtjes së biodiversitetit;

– Mbrojtjes së specieve të rrezikuara; dhe

– Përmirësimit të kushteve të jetesës për komunitetet lokale që jetojnë pranë habitatit të arinjve.

Përmes këtij veprimi, Ministria synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për banorët që përballen me sfida konkrete në terren.   

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments