Sindikata e punonjësve të kulturës ka akuzuar ministrinë e kulturës për manipulim të opinionit publik lidhur me lajmin për rritjen enorme të pagave të punonjësve në kulturë. Reagimi i tyre vjen pas publikimit të grafikëve të rritjes së pagave të Minsitrisë së Kulturës dhe në faqen zyrtare të misnitres Bisera Kostanddinovska Stojçevska. Sipas tyre publikimi i pagave mujore të një hidrauliku, violinçelisti… , e jo të një kuratori, konservatori, dramaturgu, inspektori, dirigjenti…, është manipulative, sidomos pas periudhës kur rritja e pagave u arrit pas një kaosi 30 vjeçar në kulturë.
“Përzgjedhja e rrogës së një drejtuesi violonçeli, në dukje si një punë e zgjedhur rastësisht, por plotësisht me synim për portretizimin e tablosë joreale të pagave në kulturë. Pse një pamje joreale? Sepse drejtuesi i violonçelit është në të njëjtin grup bashkë me drejtuesit e tjerë të grupit, dhe ky është pozicioni i dytë më i lartë në hierarki pas koncertmaster, pra janë solistë-instrumentistë në dy orkestrat e vetme në vend dhe ka jo më shumë se 30 punonjës”, thuhet në reagim.
Me rikthimin e narrativës së “rrogave enorme” dhe përpjekjes për ta kthyer publikun kundër punonjësve në kulturë, po shkatërrohet edhe suksesi i nënshkrimit të Kontratës Kolektive në kulturë. “Vërtet ministrja nuk e njeh ligjin, apo me vetëdije iu nënshtrua manipulimit të gjithë publikut, se Kontrata Kolektive e Përgjithshme në sektorin e kulturës do të jetë e vlefshme vetëm deri në shkurt dhe se një Kontratë Kolektive do të përjashtojë një tjetër? Meqë ra fjala, pse nuk janë paguar ende Institucionet Publike të Vetëqeverisjes Lokale? Dhe, një pyetje delikate, si pretendon ministri se ‘punonjës të caktuar refuzuan të firmosnin vendimet’, kur afati 8-ditor për ngritjen e tyre në shumë institucione vazhdon ende? Duke udhëhequr gjithë narrativën e ‘rritjes së pagave jashtëzakonisht’, ia vlen të shtrohet pyetja: sa është paga e ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska? A do të bëjë ajo një infografikë paralele të rritjes së pagës së saj me rritjen e pagave të bartësve të aktivitetit në kulturë?”, thuhet në reagim.
Një ditë më parë Ministria e Kultur;s deklaronte se të gjithë punonjësit në kulturë, duke filluar nga pagesa e muajit shtator, marrin paga më të larta për 10% si rezultat i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për punonjësit në sektorin publik të arritur këtë vit. Pagat në kulturë, që nga fillimi i valës së rritjeve në vitin 2021, së bashku me rritjen e fundit nga shtatori 2023, janë më të larta me 43%. Top24