Festivali për femijë “Bletëzat” është festivali i vetëm në Tetovë qe u jep mundësi fëmijëve të shprehim talentin në këndim.
Festivali finansohej nga ministria e Kulturës ose nga ndonjë biznes privat, por këtë vit nuk ndodhi e njejta. Ministria e Kulturës ka anashkaluar finansimin për “Festivalin Bletëzat”, ku për këtë ka reaguar edhe drejtori i TV Kohës, Mevaip Abdiu.
Abdiu ka shprehur revolten e tij përmes një postimi në facebook, ku thotë se edhe pa ndihmën e ministrisë se Kulturës festivali do të realizohet, bile edhe më mirë.
“Turp! Ministira e Kulturës anashkalon festivalin më të vjetër për fëmijë “Festivali Bletëzat” _ Tetovë.
Pa merak, festivalin edhe pa ndihmën tuaj e realizojmë. Bile edhe më mirë. Shëndet”, ka shkruar Abdiu.