6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistria e Ekonomisë: Ndalohet rritja e çmimeve për limonin, portokallin, mandarinën dhe...

Ministria e Ekonomisë: Ndalohet rritja e çmimeve për limonin, portokallin, mandarinën dhe produkteve tjera

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të limonit, portokallit, mandarinës, qitros dhe klementinëve.

Sipas vendimit për kushte të veçanta për tregtinë e mallrave të caktuara përcaktohet marzha më e lartë tregtare për këto produkte për ndërmarrjet tregtare dhe pronarët individual e cila aplikohet në periudhën mes 1 Janarit 2020 dhe 11 Mars 2020 kur Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka deklaruar pandeminë e korona virusit apo COVID-19.

Sipas vendimit, kjo masë do të jetë e vlefshme deri më 30 Prill 2020.

Sipas situatës aktuale pas shpalljes së pandemisë, tregtarët këto ditë po rrisin çmimin e shitjes së frutave jugore, ku çmimi i limonit është rritur në mënyrë drastike dhe ka arritur në 180 denarë për kilogram.

Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut për periudhën nga 11 Mars 2020 deri më 19 Mars 2020, çmimi i importit të portokallit varion nga 15 denarë për kilogram në 29.7 denarë për kilogram. Më e theksuar është marzha e limonit pasi çmimi i importit varion nga 32.3 denarë për kilogram në 45 denarë për kilogram. Më 19.03.2020 çmimi i importit të limonit ishte 35 denarë për kilogram, dhe çmimi i shitjes me pakicë arriti deri në 180 denarë për kilogram.

Ky vendim ka për qëllim moskeqpërdorimin e situatës aktuale të tregut për të mbrojtur konsumatorët në kushte të rritjes së kërkesës së tregut për këto produkte dhe për ta rikthyer çmimin në normalitet.
Vendimi do të hyjë në fuqi pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Ministria e Ekonomisë propozimin për ngrirjen e çmimeve të frutave jugore e dorëzoi në Qeveri menjëherë pas rritjes së numrit të ankesave nga ana e qytetarëve për rritje enorme të çmimeve të këtyre produkteve.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të hasin rritje të madhe të këtyre produkteve në objektet tregtare që të njëjtat t’i denoncojnë pranë Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Dënimet për ata që shkelin vendimet e Qeverisë shkojnë deri në 5000 euro, përfshirë edhe gjobën me burg në bazë të neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments