7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistria e Ekonomisë dështoi me miratimin e ligjit për turizmin

Ministria e Ekonomisë dështoi me miratimin e ligjit për turizmin

Asnjë kompani e sigurimeve nuk dëshiron të ofrojë polisë të sigurimit për prenotimet turistike prej 100,000 eurosh për të mbrojtur qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit. Kjo është pengesa kryesore për mos miratimin e ligjit të ri apo ndryshimin e ligjit ekzistues për veprimtari turistike. Ky është justifikimi i ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bektashi, se pse ligji i zvarritur ende nuk është sjell

e jemi në negociata, por jo vetëm ne por edhe Odat Ekonomike me të gjitha kompanitë e sigurimeve që ata t’i mbulojnë polisat për prenotime turistike, por deri më tani nuk kemi gjetur asnjë kompani që do t’i lëshojë këto polisa. Në momentin kur do të dakordohemi do të dërgohet në Qeveri dhe do ta miratojmë – tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

Sipas Bekteshit, edhe me Ligjin aktual, qytetarët janë të mbrojtur, por kalojnë në një proces më të gjatë. Nëse arrihet marrëveshje me kompanitë e sigurimeve, kjo garanci mund të aktivizohet menjëherë në mënyrë që qytetarët të mund të kthehen të sigurt ose të vazhdojnë me pushimet e tyre. Kërkesa për garanci bankare prej 100 mijë eurosh u propozua nga të gjitha Odat Ekonomike në vend që nga maji i vitit të kaluar. Përveç mbrojtjes më të madhe për qytetarët që udhëtojnë, kjo garanci do të paraqesë edhe mbrojtje nga konkurrenca jo lojale me të cilën përballen agjencitë e udhëtimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments