Ministria e Drejtësisë ka thënë se nga fillimi i procesit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, janë shpenzuar 32 milionë e 944 mijë e 287 euro për mbrojtjen juridike të tyre.
Sipas MD’së, nga kjo shumë 5 milionë e 353 mijë e 301 euro janë shpenzuar për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.Ministria ka thënë se pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi.“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të garantuar një proces të drejtë dhe të balancuar përmes përkrahjes së vazhdueshme juridike, në përputhje me parimet e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.