Ministria e drejtësisë përmes një kumtese për media ka njoftuar rreth mediat rreth ngjarjeve të fundit në burgun e Idrizobls ku është raportuar për një tunel që ishte ndërtuar nga ana e të burgosurve përmes të cilit kishin pëanifikuar të aratisen.
Drejtoria për Zbatimin e Sankcioneve në koordinim me Institutin Ndëshkues-Përmirësues (INP) Idrizovë dhe me organet e sigurimit, duke u bazuar në informacione të grumbulluara lidhur me gjendjen e sigurisë në IPD Idrizovë, që pas analizës së tyre dëshmonin dyshim të bazuar se nga ana e disa të dënuarve po ndërmerren aktivitete të palejuara me të cilat do të krijoheshin kushte për ikje të organizuar nga institucioni, në dy muajt e kaluar ngriti shkallën e sigurisë me qëllim që të arrihet deri në informata më të detajuara dhe të verifikohet vërtetësia e tyre. Si rezultat i këtyre aktiviteteve, në pjesën e Departamentit të Mbyllur u zbulua vendi i mundshëm nga ku personat e dënuar mund të realizonin plane të tilla dhe aty u shtuan masat e sigurisë. Duke qenë se bëhet fjalë për objekte të vjetra me ndërtim të forte, që janë jashtë përdorimit, pas procedurës së prokurimit publik është përzgjedhur një kompani me veprimtari përkatëse për shembjen e objekteve të përmendura. Pasi është arritur marrëveshja me Ministrinë e Punëve të Brendshme që me forcat e veta të sigurojë asistencë gjatë realizimit, sot më datë 21.03.2023 në orën 07:00 ka nisur shembja.
Njëkohësisht janë bërë dhe më shumë gërmime në pjesën e departamentit, gjatë të cilave është zbuluar tunel i papërfunduar nëntokësor në gjatësi për rreth 50 metra, nga objektet të cilat po rrënohen deri te murri rrethues. Pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara dhe shembjes së realizuar, në orët e pasdites, në terren janë organet kompetente, të cilat duhet t’i hulumtojnë të gjitha rrethanat, me qëllim që të verifikohen faktet deri në zbardhjen e plotë të të gjitha paqartësive. Pas marrjes së të dhënave më të detajuara të cilat do të mund të bëhen publike, do të jeni të informuar më tej.
Drejtoria për Zbatimin e Sankcioneve