3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e...

Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi ka bërë të ditur lajmin për hapjen e një paralele me mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e klasave të gjashta të shkollës fillore “Njegosh” në Idrizovë të Shkupit.

Ministri Shaqiri theksoi se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së komunës së Gazi Babës, për krijimin e kësaj paraleleje.“Kam kënaqësinë të informoj se morëm kërkesë nga Komuna e Gazi Babës për formimin e një paralele në klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh”, e cila mësimin do ta ndjek në gjuhën mësimore shqipe. Natyrisht, ne iu përgjigjëm pozitivisht kërkesës, sepse kur procesi edukativo-arsimor realizohet në gjuhën amtare, atëherë është më efikas. Në vendin tonë kjo e drejtë e qytetarëve është e garantuar dhe e rregulluar me Kushtetutë dhe me ligj dhe duhet respektuar ndërsa për këtë aludoi edhe komuniteti ndërkombëtar të cilin e njoftuam me sfidën, të motivuar nga arsye politike”, pohoi Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments