11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri Mehaj takon komandantin e KFOR-it, i kërkon prezencë më të madhe...

Ministri Mehaj takon komandantin e KFOR-it, i kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në veri

Mehaj takon Kajar, i kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në veri.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor, Ferenc Kajar.

Mehaj ka shkruar se ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.“Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments