20 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri Lloga: Raporti i dytë i GRECO-s: Nga gjithsej 19 rekomandime të...

Ministri Lloga: Raporti i dytë i GRECO-s: Nga gjithsej 19 rekomandime të dhëna 14 janë implementuar plotësisht, 4 pjesërisht.

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se në raportin e dytë të GRECO-s, nga gjithësej 19 rekomandime të dhëna për Republikën e Maqedonisë së Veriut, 14 janë implementuar plotësisht, 4 pjesërisht, shkruan Top24

Raporti i dytë i GRECO-s: Nga gjithsej 19 rekomandime të dhëna për Republikën e Maqedonisë së Veriut, 14 janë implementuar plotësisht, 4 pjesërisht

Qeveria në seancën e djeshme, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për Raportin e dytë të GRECO-s për harmonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Raundi i katërt i vlerësimit dhe i dha pëlqimin Ministrisë së Drejtësisë për publikimin e Raportit në përputhje me rregullat e GRECO-s për publikimin e raporteve.

Konkluzioni i Raportit është se nga gjithsej 19 rekomandime të dhëna për Republikën e Maqedonisë së Veriut, prej të cilave 4 i referohen Kuvendit, 9 gjyqësorit, 3 prokurorisë dhe 3 institucioneve të tjera (MD, KSHPK) – 14 rekomandime janë implementuar plotësisht, 4 rekomandime janë implementuar pjesërisht dhe 1 rekomandim mbetet i pa implementuar.

GRECO konkludon se “mund të vërehet progres në zbatimin e rekomandimeve drejtuar Maqedonisë së Veriut” dhe se “me miratimin e këtij Adendumi të dytë të Raportit të dytë për harmonizim, kompletohet procedura për raundin e katërt të vlerësimit të Maqedonisë së Veriut”.

Raundi i katërt i vlerësimit i GRECO-s është me temë “Parandalimi i korrupsionit te deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët” dhe ka nisur në vitin 2012.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments