5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Shëndetësisë V.Filipçe/Kafeteritë dhe restorantet deri në ora 18 do punojnë...

Ministri i Shëndetësisë V.Filipçe/Kafeteritë dhe restorantet deri në ora 18 do punojnë në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp të orës 11.30 informoi për gjendjen me vir usin në Maqedoninë e Veriut.

“Prej 9-të pacientëve, 6 janë në gjendje stabile, te tre ka përkeqësim të lehtë të gjendjes, frymëmarrje të rënduar, por ende nuk ka nevojë për mbështetje respiratore. Pacientët janë në moshë mbi 65/6 vjet. Gjatë natës nuk ka pasur, por sot në mëngjes është paraqitur në pacient në Klinikën Infektive, i presim rezultatet, do të njoftojmë kur të jenë gati”, tha Filipçe. Ministri njoftoi për masat e reja që do të ndalohen tubimet publike dhe private.

“Kafiteritë dhe restorantet do të punojnë deri në ora 18:00. Qëllimi i masave nuk është të mbushen kafiteritë dhe restorantet. Të anulohen të gjitha kino projeksionet. Të mënjanohen tubimet nëpër bastore. Vazhdimin e terapive të pacientëve me sëmundje kronike që është dashur që ta bëjnë në mjek specialist, atë do ta bëjnë te mjeku amë – kjo nuk do të vlejë për pacientët e ri të diagnostikuar, të cilët patjetër duhet që të shkojnë në specialist”, tha Filipçe, duke i porositur komunitetet fetare që t’u përmbahen masave të propozuara nga Qeveria. Filipçe tha se nëse konstatohen parregullsi në çmimet e barnatoreve do të ketë sanksione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments