7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës,Hysni Ismaili, realizoi takim pune me u.d. ambasador i Shtetit...

Ministri i Kulturës,Hysni Ismaili, realizoi takim pune me u.d. ambasador i Shtetit të Katarit, Hamad Jassim Al-Mahmood

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim pune me u.d. ambasador i Shtetit të Katarit, Hamad Jassim Al-Mahmood. Në takim u shkëmbyen informata për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet të dyja vendeve, por u theksuan edhe përpjekjet për intensifikimin e lidhjeve kulturore, të cilat do të arriheshin me një angazhim dhe iniciativë më të madhe nga të dyja palët.
Bashkëpunimi kulturor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit deri në vitin 2011 ishte zhvilluar pa ekzistimin e dokumentit bilateral që do ta rregullonte bashkëpunimin dhe si pasojë, vëllimi i aktiviteteve të realizuara ishte minimal dhe larg mundësive dhe interesit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me një dëshirë për ta intensifikuar bashkëpunimin në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit, në tetor 2011, gjatë vizitës së Emirit të Katarit, Sheik Hamad bin Kalifa Al Thani, në vendin tonë, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në fushën e kulturës. Në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar, në vitin 2012 Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Tanec” realizoi turne në Teatrin Kombëtar të Katarit në Doha.
Në takim ishte theksuar se në Mbledhjen e 38-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, që u mbajt në Doha në vitin 2014, mori pjesë edhe Delegacioni i Maqedonisë i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në fund të takimit, bashkëbiseduesit ranë dakord që komunikimi dhe shkëmbimi i projekteve kulturore ndërmjet të dyja vendeve duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting and indoor
Image may contain: 2 people, people standing and phone
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments