12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës,Hysni Ismaili, për vizitë pune në Qendrën Informative Kulturore në...

Ministri i Kulturës,Hysni Ismaili, për vizitë pune në Qendrën Informative Kulturore në Sofje

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në kuadër të qëndrimit në Republikën e Bullgarisë, e vizitoi Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje. Ministri Ismaili mori pjesë edhe në promovimin e librit “Ervehe” të akademik Luan Starova, i cili është përkthyer në gjuhën bullgare, ndërsa realizoi takim edhe me drejtorin, Sashko Nasev, me të cilin biseduan mbi projektet aktuale dhe të ardhshme për ta promovuar kulturën maqedonase në metropolin bullgar.

Ministri i Kulturës, Ismaili, në fjalimin e tij përshëndetës para të pranishmëve në promovim theksoi se libri “Ervehe” është sagë ballkanike për rrënjët e familjes dhe do të gjejë interesim të madh në mesin e lexuesve në Republikën e Bullgarisë, që do të mundet të njihet më tej me arritjen e madhe krijuese të një autori të madh dhe shumë të rëndësishëm, siç është akademiku Luan Starova.

Ai theksoi se Qendra Informative Kulturore në Sofje, që nga themelimi i saj në vitin 2005 dhe deri më sot, jep kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe afirmimin e kulturës sonë në metropolin bullgar.

“Qendra Informative Kulturore në Sofje është rritur ndër vite në një seli të njohur kulturore, ku shumë artistë prezantohen çdo vjet dhe realizohen projektet që janë rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të QIK-së me institucionet e tjera kulturore në Sofje. Ky është vendi për shkëmbim të vërtetë kulturor, hapësirë për edukim esencial, por edhe vend ku krijohen miqësitë e vlefshme. Në këtë kontekst, dëshiroj ta falënderoj drejtorin e Qendrës Informative Kulturore, Sashko Nasev, i cili me shumë entuziazëm dhe përkushtim jep kontribut të madh në thellimin e lidhjeve kulturore ndërmjet të dyja vendeve tona miqësore, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, theksoi ministri i Kulturës, Ismaili.

Deri më tani në Qendrën janë zbatuar rreth 280 përmbajtje të programit nga të gjitha veprimtaritë e kulturës. Në periudhën e ardhshme, në hapësirat e Qendrës do të realizohen edhe shumë evenimente të tjera, duke përfshirë Koncertin “Notat e vjeshtës” të treshes “Aura” më 28 tetor, Ekspozita me fotografi “Jeta në Havana” nga Roberto Bërsakoski më 29 tetor, projeksioni i filmit dokumentar “Xhezmen” në Kinemanë “Odeon” në Sofje më 5 nëntor, ndërsa të nesërmen filmi do të shfaqet edhe në Plovdiv dhe shumë evenimente të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments