8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeHalil Ferati-Kryetari i Këshillit të Komunës së Çashkës/ VMRO-ja, organizatore e protestave...

Halil Ferati-Kryetari i Këshillit të Komunës së Çashkës/ VMRO-ja, organizatore e protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë (VIDEO)

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çashkës, Halil Ferati këmbëngul se VMRO-DPMNE-ja qëndron pas protestave të organizuara një ditë më parë kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev” në Çashkë të Velesit, shkruan gazeta LAJM.

“Pas propozimit tim u dëshmua se protesta e djeshme ishte organizuar nga këshilltarët e VMRO-së dhe për mua si përfaqësues politikë ato persona janë të njohur sepse jemi një komunë ku 99% për qind njihemi mes vete”, tha Ferati.

Por, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë mohuar akuzat e tilla, ndërsa nuk kanë pranuar të flasin para kamerave më gjërësisht për temën e paraleles në gjuhën shqipe.

Pas mbledhjes së këshillit komuna ku u diskutua edhe për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe, kreu i komunës së Çashkës u shpreh optimist se zgjidhje do të gjendet që nxënësit shqiptarë të mund të mësojnë në gjuhën amtare. Në këtë kuadër, ai tha se ditëve në vijim do të bisedojë me ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe me prindërit e nxënësve shqiptarë./Gazeta LAJM

Pamje: TV KLAN M

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=2530400557179865

#Çashkë Këshilltarët e #VMRODPMNE-së të revoltuar lëshojnë seancën e Këshilli

Geplaatst door Klan Macedonia Television op Vrijdag 25 oktober 2019

Seanca e Këshillit të Komunës së Çashkës përfundon shpejt. A ka marrëveshje për paralelen shqipe ?

Geplaatst door Klan Macedonia Television op Vrijdag 25 oktober 2019
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments