4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMINISTRI I KULTURËS HYSNI ISMAILI VIZITË PUNE NË INSTITUTIN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE...

MINISTRI I KULTURËS HYSNI ISMAILI VIZITË PUNE NË INSTITUTIN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE

Ministrii kulturës Hysni Ismaili dhe drejtori Asani biseduan për zhvillimin e projekteve të Institutit, të cilat janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, me ç’rast ministri i Kulturës u zotua se Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta mbështesë Institutin në projektet kulturore dhe, veçmas, në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Edhe drejtori Asani, nga ana e tij, e falënderoi Ministrin për vizitën dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e Institutit dhe shfaqi bindjen se u bashkëpunimi do të rrjedhë edhe në të ardhmen. Ai e njoftoi ministrin me projektet e realizuara, me sfidat me të cilat përballet Instituti dhe me synimet që i ka ky institut në planin shkencor dhe kulturor.

Gjatë këtij vizite ministri mori pjesë edhe në promovimin e një vepre mbi Kolë Bojaxhiun, që po ashtu është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments