Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Ministrinë e Kulturës realizoi takim pune me anëtarët e Shoqatës Kulturore Artistike “Pançe Peshev” nga Kumanova.
Në takim, në të cilin mori pjesë edhe kryetari dhe drejtori artistik i kësaj shoqate, Mirosllav Kërstevski, ministrit të Kulturës i ishte dorëzuar mirënjohja me rastin e mbështetjes e tij për realizimin e Edicionit të Parë të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Kumanovë”, i mbajtur në korrik të këtij viti. Në takim u theksua se mbajtja e këtij festivali, në të cilin morën pjesë 12 ansamble folklorike nga vendi ynë, si dhe nga Kolumbia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Bullgaria, është e një rëndësie të madhe për kultivimin dhe mbrojtjen e pasurisë folklorike nga rajoni i Kumanovës. Ministri i Kulturës Ismaili u informua se më 5 nëntor në Kumanovë do të promovohet Edicioni i DVD-së nga Festivali i Parë Ndërkombëtar Folklorik “Kumanovë”.
SHKA “Pançe Peshev” nga Kumanova është njëra nga shoqatat më të vjetra folklorike në Ballkan dhe ekziston qe rreth 93 vjet. Anëtarët e kësaj shoqate kanë fituar mirënjohje të shumta, në mesin e të cilave edhe Çmimi Gran Pri për performuesit më të mirë në Festivalin e 45-të të Instrumenteve dhe Këngëve Popullore “Pece Atanasovski”