16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili: Për dy muaj jam në teren, duhet...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili: Për dy muaj jam në teren, duhet të ketë kulturë edhe jashtë Shkupit,decentralizim duhet të ketë…

linku

https://makfax.com.mk/interview-debate/%D0%B2%D0%B8%D0%B4%D0%B5%D0%BE-%D0%B8%D1%81%D0%BC%D0%B0%D0%B8%D0%BB%D0%B8-%D0%B4%D0%B2%D0%B0-%D0%BC%D0%B5%D1%81%D0%B5%D1%86%D0%B0-%D1%81%D1%83%D0%BC-%D0%BD%D0%B0-%D1%82%D0%B5%D1%80%D0%B5%D0%BD/

Për dy muaj resori Ministria e Kulturës drejtohet nga Prof.Dr Hysni Ismaili.Doktori i shkencave mjeksore Hysni Ismaili është ministri i tretë i kulturës në qeverinë aktuale. Ai është duke pasuar homologun e tij Asaf Ademi nga e njëjta parti , i cili u largua siç thuhet nga detyra për arsye private-shëndetsore…dy ministrat paraprak të kësaj qeverie u kritikuan më së shumti për shkak të konkursit vjetor të rregullt të Ministrisë së Kulturës .

Në intervistën e tij të parë, Ministri i Kulturës Hysni Ismaili thotë se është një ministër që dëshiron të shikojë nga afër problemet dhe është vazhdimisht në terren. Sipas tij, në këtë mënyrë situata është më e lehtë për t’u parë dhe  më lehtë për tu arritur zgjidhja. Qëllimi i tij kryesor është përfundimisht të zbatojë demetropolizimin, d.m.th. decentralizimin e kulturës. Ai pranon kritikën se kultura është e politizuar dhe thotë se do të gënjejë nëse thotë se është ndryshe, por ai do të përpiqet të ndikojë në kulturë, jo në anën politizimin tjetër. Ministri i Kulturës thotë se me vizitën qyteteve të ndryshme në Maqedoni situata më mirë detektohet,duhet të kemi një pasqyrë pa le të jetë edhe e padëshiruar por ta kemi sepse me problemet duhet ballafaquar edhe ashtu të grumbulluara me dekada ,pra nuk duhet mohuar se nuk ka pasur suksese nga paraprakët …Kemi krijuar një Plan Nacional Strategjik për zhvillimin e kulturës për vitet 2018-2022… pra jemi për decentralizim të kulturës kulturë për të gjithë …ka pasur ndikime politike në funksionimin e kulturës …pra pa transparencë publike dhe me punë ndeje kabinetike nuk mund të zhvillohet kultura…tereni është ballafaqimi me realitetin dhe cilat projekte duhet të kenë përparsi për tu riparuar vërej se ka shumë monumente të kulturës nga e kaluara për shkak të mospërkujdesjes institucionale me dhjetra vite janë në shkatrim e sipër siç është edhe Kalaja e Tetovës,vazhdimet e punimeve në Stolbi dhe në Gradina pastaj Kalaja në Gostivar, në Strumicë etj… Brendet e Maqedonisë Veriore në suaza ndërkombëtare Mbrëmjet e Poezisë në Strugë dhe Vera e Ohrit kanë nevojë për modernizim të veprimit dhe jemi duke vepruar rezultatet e modernizimit këtë vit filluan të duken por vitin e ardhshëm do të reflektojnë më shumë …me rebalansin e buxhetit për vitin e ardhshëm arritëm që për sektorin e filmit të marrim nga Qeveria më shumë mjete duke parë sukseset e filmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kohëve të fundit në suaza ndërkombëtare

Për konkursin vjetor të kulturës dhe reagimet që vijnë zakonisht pas shpalljes së rezultateve,Ministri Ismaili thotë se dy momente duhet të mbizotrojnë transparenca është më e rëndësishmja, si dhe ata që vendosin si pjesë e komisioneve do të duhet të investojnë seriozisht autoritetin e tyre dhe të marrin përgjegjësinë…Kulturë kualitative për të gjithë do të jetë moto e veprimit … Por për punën e mirë do të ketë edhe shpërblim për komisionin por edhe përgjegjësi .

Mbi polarizimin përgjatë vijave etnike, kriteret dhe imazhin e gjerë të gjendjes së kulturës në një intervistë me Ministrin e Kulturës Hysni Ismailin.

Ai ka një diplomë master në shkencat mjekësore në reumatologji dhe një diplomë pasuniversitare në Tuzël, Bosnje dhe Hercegovinë.

Siç thuhet në biografinë e tij të paraqitur në Kuvend, ai punoi si profesor në Shkollën e Mesme Mjekësore në Tetovë, ishte mjek familjar dhe mjek specialist, gjithashtu në Tetovë. Asistent Profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës.

Në biografinë e tij ka edhe një pjesë të veçantë për veprimtaritë e tij kulturore.

Në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar ai ishte redaktori i librave, organizatori i Panairit të Parë të Librit të shtëpive private botuese shqiptare, redaktori i shfaqjeve radiofonike, ai redaktoi shfaqje radio në fushën e kulturës.

Ai ishte redaktori dhe drejtori i 80 shfaqjeve televizive dokumentare në shqip dhe një nga themeluesit e shtëpisë botuese Logos A.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments