6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili mbajti fjalim në tubimin e nxënësve...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili mbajti fjalim në tubimin e nxënësve të shkollave të mesme dhe profesorëve nga Turqia

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dje në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik mori pjesë në tubimin me titull “Anadolia historike dhe kulturore” ku morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme dhe profesorët nga Republika e Turqisë dhe vendi ynë.

Ministri i Kulturës, Ismaili, në fjalimin e tij para të pranishmëve në evenimentin nëkujdesin nga TIKA dhe të organizuar nga Ministria e Kulturës e Turqisë, theksoi se Turqia është një mik i madh i yni dhe me të cilin kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm i cili zhvillohet në frymën e miqësisë dhe traditës. Ai shtoi se kultura, shkenca dhe arsimi kanë një rëndësi të madhe në ndërtimin e miqësisë dhe besimit ndërmjet të rinjve nga vendet e botës.

“Jam i bindur që ky tubim historik dhe kulturor i nxënësve të shkollave të mesme nga Turqia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe besoj më vonë edhe nga vendet e tjera të Ballkanit, nëpërmjet vizitës së shumë objekteve kulturore dhe historike nga Rumelia e Ataturkut, do të mundësojë të njihen me vlerat kulturore të vendit tonë, Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për përshtypjet, përvojat dhe rëndësinë e vlerave të përbashkëta, nxënësit e shkollave të mesme do të kenë mundësinë të flasin për trashëgiminë e përbashkët historike dhe kulturore para profesorëve dhe historianëve”, tha Ismaili.

Në fund, ministri i Kulturës shtoi se tubimi në të vërtetë është edhe një realizim praktik i idesë së të ndjerit, zëvendësministrit të Kulturës së Turqisë, prof. dr. Ahmed Haluk Dursun.

Image may contain: 12 people, people standing and indoor
Image may contain: 14 people, suit
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, suit and wedding
Image may contain: 7 people, people smiling, people standing, suit and indoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments