9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili e kalon në qeveri pikën për fazën...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili e kalon në qeveri pikën për fazën e dytë të Pallatit të Kulturës në Bogovinë

Sot në seancën e rregullt qeveritare, në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut  ku janë diskutuar shumë tema, është miratuar dhe ka kaluar pika për fazën e dytë të ndërtimit të Pallatit të Kulturës në Bogovinë, shkruan Almakos.

Sipas burimeve tona brenda qeverisë, ministri nga radhët e Partisë Alternativa, Hysni Ismaili ka ngul këmbë që ky projekt të realizohet sa më parë me qëllim që banorët e Komunës së Bogovinës t`i gëzohen Pallatit të Kulturës.

Bëhet fjalë për një projekt kapital, i cili ka vlerën prej 30.611.000 denar, projekt ky që asnjëherë më parë nuk është realizuar në këtë komunë.

Fal ministrit nga radhët e Partisë Alternativa, Bogovina qysh prej ekzistencës së saj si fshat dhe Komunë do të bëhet me Pallat Kulture.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments