9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Kulturës Hysni Ismaili/ Filmi “Toka e mjaltit“, me dy nominime...

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili/ Filmi “Toka e mjaltit“, me dy nominime për Oskar, sukses historik

Filmi dokumentar “Toka e mjaltit” nga regjisorët Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov fitoi dy nominime për Oskar, për dokumentarin më të mirë dhe për filmin më të mirë të huaj. Ky është filmi i parë me dy nominime për Oskar, duke bërë që filmi “Toka e mjaltit” të shkruajë histori.
Në mesin e pesë nominimeve për dokumentarin më të mirë përveç filmit “Toka e mjaltit” janë edhe “Fabrika amerikane”, “Shpella”, “Epoka e demokracisë” dhe “Për Semanë”, ndërsa për filmin më të mirë të huaj janë edhe “Korpus Kristi” nga Polonia, “Të mallkuarit” nga Franca”, “Dhimbja dhe lavdia” nga Spanja dhe “Paraziti” nga Koreja e Jugut.
Ndarja e nëntëdhjetedytë e Oskarëve është caktuar më 10 shkurt në Teatrin “Dolbi” në Holivud.

Image may contain: one or more people and outdoor
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments