19.2 C
Tetovo
E mërkurë, 3 Shtator, 2025
BallinaLajmeMinistri i jashtëm bullgar GEORGIEV,i dërgoi letër BE-së: Maqedonia udhëheq politikë konfrontimi...

Ministri i jashtëm bullgar GEORGIEV,i dërgoi letër BE-së: Maqedonia udhëheq politikë konfrontimi dhe provokimesh

Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev, në një letër zyrtare drejtuar kolegëve të tij, ministrave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), shpreh shqetësim për, siç thotë ai në të, refuzimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut për të zbatuar Marrëveshjen me Bullgarinë dhe për të përmbushur detyrimet e saj, të miratuara në nivel të Unionit.

Letra e Georgievit, përveç ministrave të jashtëm të shteteve anëtare, i drejtohet gjithashtu Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kallas dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në letër, Ministri i Jashtëm bullgar përcjell qëndrimin e Sofjes se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në vend që t’i përmbahet dhe të zbatojë paketën e hapave të dakordësuar, e cila do të garantonte anëtarësimin e saj në BE, po ndjek një politikë konfrontimi, akuzash dhe pakënaqësie të vazhdueshme.

“Me shqetësim në rritje po ju dërgoj këtë letër për një temë që po shkakton frustrim në rritje si për vendin tim ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Qeveria e vendit kandidat e ka konsideruar të përshtatshme të ndjekë një politikë konfrontimi, akuzash dhe pakënaqësie të vazhdueshme, kryesisht kundër vendit tim, por gjithnjë e më shumë ndaj vetë Unionit. Në vend që të ndërtojë ura, ajo po përpiqet në mënyrë aktive të na provokojë në veprime që më pas mund t’i përdorë si shembuj për ankesa të mëtejshme, duke shkaktuar një kaskadë problemesh dhe bllokimesh të vetëkrijuara”, thotë Georgiev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments