Plani për rimëkëmbje nga Covid kriza dhe rritja e përshpejtuar ekonomike, Plani ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor dhe
Plani për Tregun e Përbashkët Rajonal, zbatimi i të cilit do ta transformojë rajonin, që do të mundësojnë ekonomi më bashkëkohore, më të gjelbër dhe më digjitale dhe lidhje më të mirë me tregun e vetëm të BE-së, ishin temë e diskutimit ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe Komesarit për politika fqinjësore dhe negociata për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhei, që u mbajt në Bruksel.
– Të udhëhequr nga Plani ekonomik-investues i BE-së, e rishikuam listën e vetme të projekteve duke vendosur prioritete ndërmjet projekteve kryesore infrastrukturore, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit, theksoi ministri Besimi, duke shtuar se në kuadër të planit ekonomik-investues, vendi do të aplikojë për mbështetje teknike dhe grante për projekte infrastrukturore, të cilat janë pjesë e listës së vetme të projekteve


