11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistri i Financave Fatmir Besimi në konferencën online "Erste Intestors' Breakfast"

Ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën online “Erste Intestors’ Breakfast”

Për herë të tetë me rradhë, në organizim të Erste Bank dhe Sparkasse Bank Maqedoni, u organizua konferenca “Erste Intestors’ Breakfast”.Në konferencë, përfaqësues të njohur të sektorit Financiar të Maqedonisë dhe analistë e ekspertë nga Erste dhe Sparkasse Group, prezantuan analizën dhe parashikimet e tyre për trendet aktuale në botën financiare. Vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të pandemisë covid-19 në zhvillimet makroekonomike dhe financiare në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe më gjerë në rajon.Në prezantimin tim shpjegova se konsolidimi i planifikuar fiskal, Strategjia për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar (Rritja SmartER) dhe plani i investimeve publike vendosin një themel të fortë për kthimin e ekonomisë në rrugën e arritjeve pozitive ekonomike, duke arritur nivelin e ekonomisë para krizës në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe duke siguruar dinamikë më të shpejtë të rritjes ekonomike më pas.Sipas parashikimit, rritja ekonomike në 2025 pritet të arrijë 5.9%, dhe në periudhën nga 2026 deri në 2030, norma mesatare e rritjes ekonomike pritet të stabilizohet në 5.75% në nivel vjetor.Është një nder i madh për mua qē kisha mundësinë të diskutoj me kolegët e mi për këto tema, si dhe të dëgjoj pikëpamjet e tyre në fushën e tregjeve financiare, sfidat me të cilat përballen institucionet financiare dhe ndikimin e tyre në aktivitetin ekonomik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments