Agjencia e vlerësimeve kreditore “Standard & Poor’s” konfirmoi rejtingun kreditor së vendit në BB- me parashikim të qëndrueshëm. Parashikimi i qëndrueshëm pasqyron pritjet, se rimëkëmbja e projektuar ekonomike e vendit tonë do të ndihmojë në limitimin e deficitit të jashtëm dhe fiskal në vitin e ardhshëm. “Ruajtja e rejtingut kreditorë në nivelin e njejtë bazohet në faktin se masat kishin efektin e tyre në zbutjen e krizës. Ekonomia jonë gjatë këtij viti, siç është cekur në projeksionet tona, do të dalë nga kriza, gjegjësisht do të ketë rezultat ekonomik dhe rritje të BPV-së.”
Si nxitës të rritjes theksohen
rimëkëmbja e konsumit nga jashtë dhe
konsumi privat, si rezultat i masave të qeverisë për përkrahje të ekonomisë.
Gjithashtu, theksohen përpjekjet e qeverisë në lidhje me forcimin e politikave prudente fiskale me Ligjin e ri për buxhetet, i cili parashikon reforma të mëdha në drejtim të planifikimit të buxhetit dhe kontrollit të realizimit.
Ruajtja e rejtingut kreditor në vazhdimësi pavarësisht evekteve të krizës COVID-19, është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse është sinjal pozitiv për investitorët në lidhje me gjendjet, si dhe tregues i qartë i besimit të tyre në politikat që zbatohen në vend.
